Deputetja e PDK-së: Me familjen e bacit Rifat, na bashkon një dhimbje dhe krenari e madhe
Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, sot bashkë me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, kanë vizituar Rifat Jasharin në kullën e tij.
Ajo ka bërë me dije se familjet e tyre bashkon një dhimbje dhe një krenari e madhe.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se gjatë marsit të vitit 1998 të dy familjet qëndruan dhe luftuan krah për krah.
“Me familjen e bacit Rifat, na bashkon një dhimbje e përbashkët, por edhe një krenari e madhe. Në të njëjtat data, familjet tona qëndruan dhe luftuan krah për krah, duke u bërë rezistencë historike e Jasharëve. Ato ditë të rënda na lidhën përgjithmonë me një histori të përbashkët sakrifice, që sot e mbajmë si kujtim, por edhe si përgjegjësi. Kam vetëm mirënjohje dhe respekt për bacën Rifat. Ai mban mbi supe një peshë të madhe, peshën e kujtesës, të qëndresës dhe të dinjitetit që familjet tona e kanë treguar në momentet më të vështira!”, ka shkruar Jashari.



