Deputetja e PDK-së: Paratë e qytetarëve po përfundojnë në xhepat e ‘familjarëve të pushtetit’

24 korrik 2025 | 13:24

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas raportimeve për ndarjen e 52 mijë eurove nga Ministria e Kulturës për burrin e deputetes së LV-së, Fitore Pacolli.

Ajo ka thënë se Albin Kurti dikur thoshte se “familjarët janë për dasma”, port ani paratë po përfundojnë në xhepat e familjarëve të pushtetit.

“‘Familjarët për dasma’ mundohej të ironizonte dikur Albin Kurti. Por sot, kjo ironi është kthyer në realitet tragjik: Ndërsa qytetarët luftojnë për nevojat bazë, paratë e tyre përfundojnë në xhepat e ‘familjarëve të pushtetit’. Familjarët për qindra mijëra euro nga paratë e taksapaguesve. Një fenomen që nuk është më thjesht nepotizëm, por është grabitje e hapur e buxhetit të shtetit. E kur gazetarët i bëjnë publike këto fakte, ata kërcënohen me padi dhe sulmohen. Kjo është kapje e shtetit në nivel familjar dhe është e patolerueshme”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten është përmbyllur Punëtoria dyditore e Grupit Punues për…