Deputetja e PDK-së: Shkelësit e Kushtetutës nuk e kanë vendin në qeveri

06 prill 2023 | 11:41

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se në një vend normal shkelësit e Kushtetutës nuk do të duhej ta kishin vendin në qeveri.

Duke iu referuar për Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, Deliu-Kodra, vendimin i kushtetueses përbën lajm të mirë për pavarësinë e këtij këshilli.

“Do të flas për shpalljen e ligjit për këshillin prokurorial të Kosovës si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese dhe ky pa dyshim përbën drejtësinë dhe pavarësinë e zyrës së prokurorit të shtetit. Për më tepër konsideroj që hap i mirë për mbrojtjen e rendit kushtetutës përkundër tentativave të qeverisë për ta shkelur atë”, ka thënë Deliu-Kodra në Kuvendin e Kosovës.

Më tutje, ajo ka thënë se PDK-ja do të kundërshtojë  “çdo përpjekje autoritare të qeverisë”.

“Partia Demokratike të Kosovës do të kundërshtoj  secilën nismë që synon të nënshtrojë të drejtën e diktatit të njeriut dhe qëllimeve autoritare të këtij pushteti”, ka thënë ajo, duke kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për komentimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Janë të papranueshme sulmet ndaj gjyqësorit ashtu siç është i papranueshëm komentimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ministrja Albulena Haxhiu”, ka thënë Deliu-Kodra.

Deputetja e PDK-së nuk ka harruar ta pyes kryeministrin Albin Kurti se a janë superkriminelë ata që e shkelin Kushtetutën, bazuar në deklaratat e mëhershme të Kurtit si opozitar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti, trajner i Real Madridit pas fitores ndaj Barcelonës…