Deputetja e PDK-së: Turp që LV-ja dhe OJQ-të nuk reaguan për gjestin jonjerëzor të Tomë Gashit

16 shkurt 2020 | 21:04

Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi, ka reaguar ashpër ndaj gjestit të avokatit, Tomë Gashi.

Idrizi, ka reaguar ashpër ndaj gjestit johuman të avokatit, Tomë Gashi, i cili shihet në një video duke shqelmuar lëmoshën që një lypës kishte mbledhur nga qytetarët në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

“Sa më ka shqetësuar vrazhdësia dhe poshtërsia e avokatit të LVV-së, po aq më ka tronditur mungesa e reagimit nga vet LVV e cila, së paku publikisht, ka thënë se promovon barazinë dhe politikat sociale. Pastaj, ku është reagimi dhe distancimi nga Ministria e Drejtësisë, ku është reagimi i Avokatit të Popullit, ku është reagimi i KMLDNJ-së e OJQ-ve të tjera? Askund! Askush!”, ka shkruar Idrizi në profilin e vet e në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ‘89 është mposhtur sot në një ndeshje të çmendur…