Deputetja Kadaj-Bujupi bashkë me dy fëmijët dalin pozitivë me Covid

05 gusht 2020 | 10:44

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka njoftuar se pas analizave të bëra ka dalë pozitiv me Covid-19, bashkë me të dy fëmijët e saj.

“Dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina”.

“Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, pak çaste më parë, në Prishtinë, afër Spitalit Amerikan,…