
Deputetja Lushaku publikon faturën: Veç librat kushtojnë 110 euro, pa i llogaritur fletoret
31 gusht 2025
| 22:49
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu ka publikuar një faturë që tregon shpenzimet e blerjes së librave të klasës së shtatë.
Lushaku-Sadriu ka thënë se kostoja e asaj fature është 110 euro, pa përfshirë fletoret dhe mjetet e tjera të nevojshme për nxënësit.
“Kjo është një faturë e blerjes së librave të klasës së shtatë, pa i llogaritur fletoret e mjetet e tjera të nevojshme për nxënësit. E kam një pyetje për prindërit: A ia keni dalë t’i siguroni librat me një çmim prej 80 eurosh, aq sa është planifikuar subvencionimi? Unë jo“, ka shkruar ajo.