Deputetja Musliu detyron Deharin ta ndërpres seancën

23 korrik 2025 | 11:34

Edhe për herën e 51 ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Të mërkurën nuk ka pasur fare votim.

Deputetja Ganimete Musliu është afruar te kryesuesi Dehari dhe nuk e ka lejuar ta vazhdojë seancën, pa ia ndezur mikrofonin.

Si rezultat, Dehari ka thënë se nuk ka kushte për vazhdimin e seancës.

Asnjëra palë nuk po heq dorë nga qëndrimet e veta lidhur me Komisionin për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit.

Vazhdimi i seancës është caktuar për të premten në orën 11:00.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa deputetë të partive opozitare në legjislaturën e kaluar të…