Deputetja Musliu: Këta të Vetëvendosjes edhe në ëndërr e shohin Hashim Thaçin (video)
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar për një video që është duke qarkulluar në rrjetet sociale se ajo ka qenë në një sofër ku i është kënduar Albin Kurtit.
Ajo ka demantuar një gjë të tillë, duke thënë se videoja është e falsifikuar. Ajo ka pubhlikuar në “Facebook” videon origjinale, duke thënë se “këta të Vetëvendosjes edhe ëndërr e shohin presidentin Hashim Thaçi”.
“E vërteta e videos që po qarkullon në rrjetet sociale se gjoja unë jam në sofrën ku i këndohet Albin Kurtit. Jo pse me brengos kjo video sepse unë i njoh mirë sojin e tyre, por po e postoj te vërteten për të treguar se këta të LV-së edhe ëndërr e shohin e presidentin Thaçi. Këta vuajnë me qenë si ai. Mjeranë ju shkojë jeta duke falsifikuar e duke gënjyer! Kjo tregon panikun tuaj kur edhe dasmat shqiptare tentoni t’i falsifikoni e t’i shëmtoni! Blerim dhe Sadete Asllani u trashëgofshi djali me nusen e faleminderit që me bëtë pjesë të gëzimit tuaj më të madh familjar!”, ka shkruar Musliu.