Deputetja Musliu: LV-LDK, koalicion i pabesisë

03 shkurt 2020 | 16:48

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur koalicionin LV-LDK, koalicion të pabesisë.

Ajo gjatë seancë për votimin e qeverisë Kurti, ka thënë se ky është koalicion i turpit dhe asnjëherë nuk do të jetë koalicion i shpresës.

“Ky koalicion udhëhiqet nga dy njerëz, njëri që organizonte njerëz që të iknin jashtë Kosovës me autobusë për të vetë ndërtuar kauza politike të rrejshme, e tjetri për ta ruajtur pushtetin tallës se pse paska një ‘smartfonë’, ky veç koalicion i shpresës nuk mund të jetë”.

“Ky koalicion që erdhi duke krijuar kauza vëlla vrasëse, duke organizuar organizata terroriste si ‘Syri i Popullit’. Me flamurin e Republikës fshihu WC-të dhe përdhosi himnin e saj kur sportistët tanë arritën ta lartësojnë edhe në Rusi, që etjen për pushtet e kanë shndërruar në pseudo kauza, duke djegur institucionet e Kosovës duke përgjakur policinë që mori jetëra njerëzit dhe asnjëherë nuk kërkoi falje”, ka thënë Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se i nominuari…