
Deputetja Selimi-Mehmeti: Prej nga shpiku Gjykata Kushtetuese këtë për tri tentime?
08 gusht 2025
| 14:01
Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila është bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka reaguar ndaj aktgjykimit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Mehmeti-Selimi ka pyetur se si gjykata ka vendosur se një deputet mund të propozohet për kryetar vetëm 3 herë.
“Prej nga shpiku Gjykata Kushtetuese këtë për tri tentime? Pse jo katër? Pse jo dy? Pse jo vetëm një? Ky është rishkrim i kushtetutës. Pra, Gjykata Kushtetuese e ka shkelur kushtetutën”, ka shkruar Selimi në “Facebook”.