Deputetja Selimi: Partitë opozitare nuk po e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit

27 korrik 2025 | 13:01

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend.

Ajo ka theksuar se partitë opozitare nuk po e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

“E madje as atë të 14 shkurtit 2021 nuk e patën pranuar. Nuk e shprehin me fjalë, por e dëshmojnë me veprime”.

“Duke mos votuar për konstituimin e Kuvendit, po e bllokojnë vullnetin e qytetarëve dhe po e pengojnë formimin e institucioneve. Ky është mosrespektim i demokracisë dhe sfidë e hapur ndaj rendit kushtetues”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga KDI-ja ka thënë se dje u shënua…