
Deputetja ukrainase falënderon Kosovën shqip dhe me flamurin tonë
23 shkurt 2022
| 08:27
Deputetes ukrainase, Iryna Friz, duket se i ka lënë përshtypje të veçantë vendosja e flamurit të vendit të saj në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës si simbol i përkrahjes ndaj Ukrainës.
Në një shënim në “Facebook”, Friz shkroi: “Faleminderit, Prishtina!”. Ajo, gjithashtu, në postim e vendosi fotografinë e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës me flamurin gjigant Ukrainas dhe flamujt e Kosovës e Ukrainës si dhe shenjën e shtrëngimit të duarve.
