Der Bruyne: Napoli ka shumë kualitet, ja ku ndryshon Conte nga Guardiola

25 korrik 2025 | 16:10

Mesfushori belg, Kevin De Bruyne, i cili këtë verë iu bashkua Napolit, ka folur për mediat nga grumbullimi i ekipit në Dimaro, duke ndarë përshtypjet e para dhe duke komentuar ndryshimet mes dy trajnerëve të mëdhenj: Pep Guardiola dhe Antonio Conte. I pyetur për çfarë e ka impresionuar më shumë në ditët e para, belgu u shpreh: “Cilësia këtu është shumë e lartë. Napoli ka shumë lojtarë të mirë, por këtë e dija edhe më parë. Skuadra ishte kampione e Italisë një vit më parë, prandaj është normale që niveli është i lartë. Po punojmë shumë, dhe tani është çështje kohe derisa të njoh më mirë shokët e skuadrës dhe trajnerët”.

“Guardiola apo Conte? Pep ka një stil më sulmues, ndërsa Conte është pak më i përqendruar në aspektin mbrojtës. Por është herët për të gjykuar. Me Guardiolën kam punuar 9 vite dhe e njoh shumë mirë, ndërsa me Conten jam vetëm prej pak ditësh. Taktikat janë të ndryshme, por kjo është normale. Kam kohë për të njohur metodën e tij”, ka deklaruar De Bruyne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) u është bashkuar asociacioneve…