
Derbi i Dukagjinit mbyllet pa fitues
22 tetor 2025
| 15:49
Nuk ka ofruar gola e as emocione derbi mes Lirisë së Prizrenit dhe Vëllaznimit të Gjakovës në javën e 13-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Rasti më i mirë në ndeshje u regjistrua në minutën e 15-të kur Ardi Shala i Vëllaznimit godit traversën.
Pavarësisht që u prit lojë e tensionuar në fushë pati korrektësi me vetëm dy kartona të verdhë.
Më këtë barazim, Vëllaznimi ka 25 pikë, kurse Liria 21. Xhiron e ardhshme Liria udhëton në Pejë për t’u përballur me Besën, kurse Vëllaznimi pret skuadrën e Tefik Çangës.