Derbi i fundjavës, Prishtina – Ballkani nuk do të luhet në ‘Fadil Vokrri’

30 shtator 2025 | 14:02

Ndeshja ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit, e vlefshme për javën e 8-të në Superligën e Kosovës, do të zhvillohet këtë të shtunë, më 4 tetor, me fillim nga ora 15:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Ky ndryshim i lokacionit vjen për shkak të nevojës për mirëmbajtje dhe përpunim të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e ardhshme të Kombëtares së Kosovës, njofton klubi prishtinas.

Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit konsiderohet si takimi kryesor i javës së 8-të, në Albi Mall Superligën e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, “Arbnor Spahiu nuk…