Derbi i Manchesterit kujt do t’i takojë, Cityt apo Unitedit?

14 shtator 2025 | 15:20

“Etihad Stadium”, do të jetë arena e derbit mes dy rivalëve të përbetuar lokal, Manchester Cityt dhe United.

Synimi i dyjave skuadrave “Citizens” dhe “Djajve të Kuq” do të jetë pa asnjë dyshim fitorja.

Ekipet e Pep Guardiolas dhe Ruben Amorim, nuk e kanë nisur fare mirë edicionin e ri në Premier League.

City aktualisht i ka vetëm tre pikë pas tre javëve, duke regjistruar një fitore dhe dy humbje, kurse United i ka katër pikë, me një fitore, një barazim dhe një humbje.

Fitorja eventuale e ndonjërës prej skuadrave, do të mund të shërbente si këndellje.

Deri më tani, në përballje direkte janë zhvilluar 64 lojë.

Prej tyre, 25 i ka fituar Manchester Cityt, 29 United dhe 10 lojë kanë përfunduar baraz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inter Miami pësoi një humbje të thellë në transfertë ndaj…