Derbi në Itali përfundoi pa fitues

23 nëntor 2019 | 20:23

Napoli dhe Milan kanë ndarë nga një pikë pas barazimit 1-1 në “San Siro”. Supersfida e javës së 13-të të Serie A ka qenë me emocione teksa të dyja skuadrat po kalojnë një moment të vështirë. Pas këtij barazimi, Milani mbetet në vend të 13-të me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa Napoli në vend të shtatë me 20 pikë.

Napoli e nisi më mirë sfidën duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 24’ me anë të Hirving Lozano. Sulmuesi anësor meksikan ka shfrytëzuar një moment hutimi të Donnarummas, duke shtyrë topin në rrjetë me kokë. Edhe mbrojtja

kuqezi mund të kishte bërë më mirë në atë aksion, por gjithsesi vendasit gjetën golin e barazimit me Jack Bonaventuran pesë minuta më vonë. Anësori i majtë ka lëshuar një goditje të bukur nga jashtë zonës duke mposhtur Meret. Ndeshja mbeti e barabartë, por raste të pastra nuk kishte dhe skuadrat ishin të kënaqura me një pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave (MF), ka bërë të ditur se Ligji…