Derbi Prishtina – Ballkani nuk do të luhet në “Fadil Vokrri”

19 mars 2026 | 14:04

Në këtë fundjavë do të zhvillohet derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së futbollit.

Dhe, Bardhekaltrit kanë njoftuar se nuk do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” si zakonisht.

Në fakt, kryeqytetasit tregojnë se ndeshjen me therandasit do ta zhvillojnë këtë të shtunë në kampin nacional në Hajvali, duke filluar nga ora 13:00.

Pjesa e dytë e marsit do të jetë e rezervuar për Kombëtaren e Kosovës dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka menduar ta ruajë fushën për finalen eventuale të “play-off”-it të Botërorit 2026, ku synon të shkojë Kosova.

Dardanët fillimisht do të luajnë në gjysmëfinale të “play-off”-it me Sllovakinë në udhëtim më 26 mars, ndërsa nëse shkojnë në finale, do ta presin në “Fadil Vokrri” më 31 mars Turqinë ose Rumaninë.

Zakonisht, kur afrohen ndeshjet e Kosovës, stadiumi i kryeqytetit nuk lejohet të përdoret nga klubet për ta ruajtur fushën në gjendje optimale. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti…