Dërgimi i armëve në Ukrainë, Trump: Po çojmë gjithçka, raketa Patriot dhe municione!

14 korrik 2025 | 21:55

Gjatë takimit në Zyrën Ovale me kreun e NATO-s, Mark Rutte, presidenti amerikan Donald Trump u pyet nga gazetarët nëse po dërgohen në Ukrainë raketa Patriot apo të gjithë sistemet mbrojtëse Patriot.

“Gjithçka. Është gjithçka,” u përgjigj ai.

Trump shpjegoi se vendet aleate të NATO-s do të dërgojnë sistemet e tyre Patriot në Ukrainë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara do t’u japin këtyre vendeve pajisje zëvendësuese.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi se marrëveshja përfshin jo vetëm raketa, por edhe municione dhe pajisje të tjera ushtarake.

Presidenti Trump u ndal edhe te situata ekonomike në Rusi, duke thënë se Moska duhet të përqendrohet në ringritjen e ekonomisë. “Rusia ka potencial të jashtëzakonshëm,” tha ai, duke shtuar se vendi duhet të përdorë burimet e veta për tregti dhe jo për luftë.

Lidhur me marrëdhënien e tij me presidentin rus Vladimir Putin, Trump tha: “Flas shpesh me të.” Ai përshkroi bisedat si “shumë të këndshme”, por theksoi se këto nuk kanë shumë vlerë “kur raketat godasin qytetet”.

I pyetur se sa larg është i gatshëm të shkojë nëse Putin përshkallëzon situatën, Trump reagoi me nervozizëm: “Mos më bëni pyetje të tilla,” tha ai, duke shtuar se synimi i tij është “ta përfundojë këtë luftë”.

“Një Evropë e fortë është një gjë shumë e mirë,” përfundoi presidenti amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 21 nëntor 2007, mori një telefonatë nga puna se…