Dërgohet në mbajtje për 48 orë i dyshuari që vendosi gurë në një rrugë të Klinës
13 shkurt 2026
| 18:50
Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se kishte vendosur gurë në një rrugë në hyrje të fshatit Sferkë të Klinës.
Nga këta gurë kishte dëmtuar veturën një person, cili kaloi kah kjo rrugë. Ai më pas kishte njoftuar policinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Driton Rugova.
“Mbrëmë rreth orës 22:45 stacioni policor u njoftua përmes një qytetari se në hyrje të fshatit Sferkë janë vendosur disa gurë dhe për pasojë e ka dëmtuar veturën. Njësitë kanë marrë masat dhe sot është arrestuar i dyshuari. Me vendim të Prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë”.



