Dërguti: Patriarkët kundër patriarkatit

08 mars 2021 | 15:16

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në Kosovë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Në marshin protestues të organizuar nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, kanë marrë pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

Siç duket, ndaj Kurtit ka reaguar ish-deputetja e Vetëvendosjes dhe bashkëpunëtorja e tij, Aida Dërguti,

“Patriarkët kundër patriarkatit”, ka shkruar shkurt Dërguti në llogarinë e vet në “Facebook”, duke qeshur.

Ky marsh u organizua me qëllim që të kthehet vëmendja e institucioneve që rastet e dhunës ndaj grave të trajtohen me prioritet.

Gjatë kohës së marshimit, nëpër institucione u shpalosën çarçafë me mbishkrime që përmbanin thirrje konkrete kundër dhunës dhe targetonin dhunën dhe vrasjet që kanë ndodhur ndaj grave gjatë vitit 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën ka përfunduar…