Deri në 4 orë pritje në Merdar

14 gusht 2022 | 09:36

Fluksi në disa pika kufitare po vijon edhe në mëngjesin e së dielës, kryesisht në dalje.

Në pikëkalimin kufitar në Merdar pritjet në dalje janë deri në katër orë, ndërsa radha e automjeteve është mbi një kilometër. Në hyrje pritjet janë deri në 15 minuta, ndërsa nuk raportohet radhë të mjeteve.

Në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë deri në një orë, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 500 metra. Në hyrje, pritjet janë deri në 15 minuta.

Në Jarinjë pritjet në hyrje shkojnë deri në 5 minuta, ndërsa në dalje ju duhet të prisni më gjatë, deri në 20 minuta, ku raportohet edhe një fluks më i madh me kolonat e mjeteve që shkojnë deri në 60 metra.

Situatë identike si në hyrje ashtu edhe në dalje raportohet edhe në pikë kalimin kufitar në Mutivodë.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia njofton se tre burra kanë rrahur me mjete të…