
Deri në orën 15:00 votuan 23 mijë qytetarë më shumë sesa në zgjedhjet lokale të vitit 2021
12 tetor 2025
| 17:13
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, deri pak pas orës 15 kanë votuar 523 mijë e 40 qytetarë nga 2 milionë e 25 mijë e 105 qytetarë me të drejtë vote apo 26.1 për qind.
Krahasuar me zgjedhjet e 17 tetorit të vitit 2021, janë rreth 23 mijë qytetarë më shumë të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në ora 15:00, pasi aso kohe patën votuar 499 mijë e 928 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues sa kishin të drejtë vote.
Ndërsa, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, këto zgjedhje dalja është më e vogël për rreth 18 mijë votues deri në ora 15:00, pasi në zgjedhjet lokale të vitit 2017 deri katër orë para mbylljes së vendvotimeve kishin votuar 541 mijë e 834 votues.