Deri në orën 09:00 votuan mbi 25 mijë qytetarë
09 nëntor 2025
| 09:47
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale në 18 komunat ku po mbahet balotazhi i 9 nëntorit.
Deri në orën 09:00, kanë votuar mbi 25 mijë qytetarë.
Kjo bazuar në të dhënat e KQZ-së.
Konferenca e KQZ-së pritet të jetë në orën 11:30, ku tregohen statistikat për dalje deri në orën 11:00.




