Deri në orën 09:00 votuan mbi 56 mijë qytetarë
07 qershor 2026
| 09:24
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e votimit deri në orën 09:14.
Sipas këtyre të dhënave, në nivel vendi kanë votuar 2.87 % e qytetarëve me të drejtë vote.
Nga 1 milionë e 959 mijë e 962 qytetarë me të drejtë vote, deri në këtë kohë kanë votuar 56 mijë e 307 qytetarë.




