
Deri tani 2 800 ushtarë rusë të vrarë dhe 516 automjete të shkatërruara
Forcat ruse kanë humbur rreth 2,800 ushtarakë dhe 80 tanke gjatë sulmit të tyre në Ukrainë, tha të premten zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar sipas Reuters.
Ajo shtoi në faqen e saj në Facebook se trupat ruse humbën gjithashtu rreth 516 automjete të blinduara luftarake, 10 avionë dhe shtatë helikopterë që nga ora 15:00 me orën lokale.
Shumë gjëra kanë ndodhur sëfundmi në Ukrainë. Më poshtë gjeni zhvillimet më të fundit:
Presidenti rus Vladimir Putin i bën thirrje ushtrisë ukrainase që të marrë pushtetin nga qeveria e tyre duke kryer një grusht shteti.
Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit. Ajo pretendon se 200 trupa nga njësitë speciale të Ukrainës u vranë dhe nuk pati viktima ruse. Nuk ka një verifikim të pavarur të pretendimeve nga të dyja palët.
Automjetet ushtarake ukrainase kanë hyrë në Kiev për të mbrojtur qytetin nga afrimi i trupave ruse.
Dhe ministria e brendshme thotë se 18,000 armë u janë dhënë vullnetarëve, së bashku me udhëzimet për të bërë kokteile Molotov.
Rreth 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, u tha deputetëve ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Ukraina thotë se më shumë se 1000 rusë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit.
Kremlini thotë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk.
Fokusi i bisedimeve do të jetë që të Ukraina të marrë “status neutral”, i cili do të përfshijë “demilitarizimin”, por nuk ka asnjë provë që Ukraina do të pranonte bisedimet mbi këtë pikë.
Polonia po përgatitet të mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse, tha kryeministri i saj
Agjencia e OKB-së për refugjatët vlerëson se rreth 100,000 njerëz janë tashmë të zhvendosur, por beson se deri në pesë milionë mund të përpiqen të ikin jashtë vendit ndërsa konflikti përshkallëzohet.
https://twitter.com/i/status/1497221927907254273
З початку відкритого широкомасштабного вторгнення РФ на територію України, військам країни-загарбника були завдані наступні втрати(орієнтовно):
станом на 15:00
Танків до 80
Бойових броньованих машин різних типів 516
Літаки 10
Гелікоптери 7
О/С 2800
Ми сильні! Перемога за нами— Defense of Ukraine (@DefenceU) February 25, 2022