
Deri të mërkurën rreze dielli, të enjten reshje shiu
Java e ardhshme në Kosovë do të nisë me mot stabil, por nga mesi i saj pritet rikthimi i reshjeve.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, tri ditët e para do të karakterizohen me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa nga e enjtja parashihen riga lokale shiu që do të vazhdojnë edhe të premten.
Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin nga 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 24 deri në 32 gradë Celsius.
Parashikimi për ditët në vijim:
E hënë: Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat 10–14°C / 25–31°C.
E martë: Diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat 11–14°C / 27–32°C.
E mërkurë: Moti kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat 10–13°C / 27–32°C.
E enjte: Vranësira të shpërndara, pasdite riga lokale shiu. Temperaturat 11–15°C / 27–31°C.
E premte: Moti i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat 10–13°C / 24–27°C.