Dervishaj pritet nga drejtuesit e FVK-së
27 gusht 2021
| 17:30
Trajneri Bujar Dervishaj, që jeton dhe vepron në Zvicër dhe është anëtar i Komisionit Profesional të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), është pritur në një takim pune nga kryetari Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi.
“Në takim u diskutuan çështje me rëndësi për volejbollin, ndërsa me theks të veçantë programi për akademinë e trajnerëve”, thuhet në njoftimin e FVK-së.



