Dëshmia e Clarkut në Hagë, Krasniqi: Një mik besnik në betejën për të vërtetën

17 nëntor 2025 | 13:44

Kryetari në dorëheqje i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas paraqitjes së gjeneralit Wesley Clark në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ai ka nisur dëshminë e tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi ka lavdëruar gjeneral Clarkun duke e cilësuar si figurë të pandryshuar në mbrojtje të Kosovës dhe çlirimtarëve të saj.

“Dje, në mbrojtje të popullit tonë në Kosovë. Sot, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë në Hagë. Gjenerali Wesley Clark mbetet me këmbëngulje në anën e drejtë të historisë – një pjesë të së cilës e shkroi me lidershipin e tij. Sepse në skenën e madhe të historisë sonë, ai shfaqet gjithmonë i njëjtë: besnik, i vendosur, i drejtë. Një mik që nuk mban uniformë vetëm në fushën e betejës, por edhe në betejën për të vërtetën. Ai nuk ndryshon. Sepse parimet nuk ndryshojnë. Historia e njeh. Ne e nderojmë. Faleminderit, Gjeneral Clark!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë vetëm çështje ditësh, ndërsa partitë…