Dëshmia e Rubinit, Peci: Përtej një dëshmie, është ligjëratë publike e dorës së parë – bëni tash hajgare me masat e ShBA-së

15 shtator 2025 | 13:03

Ish-diplomati Lulzim Peci, ka thënë se dëshmia në Gjykatën Speciale e James Rubin, ish-nënsekretar amerikan i Shtetit, përtej një dëshmie me rëndësi gjyqësore është edhe ligjëratë publike e dorës së parë.

“Tash vazhdoni të bëni hajgare me masat e ShBA-së”, ka shkruar Peci në “Facebook”, duke iu referuar pezullimit të dialogut strategjik me Kosovës me vendim të Shtëpisë së Bardhë.

Postimi i plotë:

Dëshmia e James Rubin si dëshmitar i mbrojtjes te ish-presidentit Thaci, nuk është vetëm një dëshmi e thjesht gjyqësore! Kjo dëshmi është edhe një ligjëratë publike e dorës së parë për historinë moderne të Kosovës, lidershipin vizionar të shqiptarëve, luftën e UÇK-së dhe rrugëtimin e saj drejtë pavarësisë!

Tani vazhdoni të bëni hajgare me masat e ShBA-së! Kush nuk e çmon dhe s’punon bashkë me mikun dhe përkrahësin më të madh, i cili na ka sjellë lirinë dhe pavarësinë, dhe që ka investuar me gjenerozitetin më të madh në shtet-ndërtimin e vendit tonë, nuk ka rrugë tjetër përpos që të përfundoj në vete-izolim apo në derë të armikut!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka folur për bashkëpunimin…