
Dëshmia tronditëse e burrit që e gjeti foshnjën në deponi mbeturinash: Qeni e kishte qesen në gojë
20 maj 2025
| 14:40
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në Matiqan të Prishtinës, ku një foshnjë pa shenja jete është gjetur në një deponi mbeturinash, e futur brenda një qeseje plastike.
Njëri nga dëshmitarët që e ka gjetur foshnjën ka rrëfyer për “Klan Kosova” momentin e tmerrshëm kur e gjetën trupin e pajetë.
“Me shokun tim kam qenë dhe ai e ka parë qenin me një qese në gojë. Unë isha në oborr të tij dhe ka vrapuar, më ka thënë ‘leji ata hekra se po më duket një fëmijë i vdekur’. Kam shkuar dhe e kam parë, këmbët i kishin dalë jashtë qeses, dhe e pashë që fëmija ishte i vdekur”, ka treguar dëshmitari.