Dëshmitari Covey: Thaçi kishte marrëdhënie të ndërlikuara me komandantët e UÇK-së

30 shtator 2025 | 11:11

Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, James Peter Covey ka rrëfyer për një takim të mbajtur në shtator të vitit 1999, kur Bernard Kouchner kishte udhëtuar në Kosovë për të bindur komandantët e zonave të UÇK-së që të përmbushnin kushtet e demilitarizimit.

Covey ka thënë se në këtë takim Hashim Thaçi nuk kishte folur fare dhe se marrëdhënia e tij me komandantët e zonave ishte e ndërlikuar.

“Kjo më kujtohet fare qartë se dukej sikur po konfirmonte fuqishëm atë që ne besonim që në fillim lidhur me zotin Thaçi kur jemi njohur me atë. Pra, që ai kishte një marrëdhënie të vështirë-ndërlikuar me komandantët e UÇK-së në terren dhe se ata kishin pak kohë ose më mirë thënë kishin shfaqur mungesë respekti ndaj tij”, ka thënë dëshmitari Covey.

Para këtij rrëfimi, atij iu prezantua një pikturë e vendosur në një libër që pretendohet të jetë shkruar nga gjenerali Mike Jackson, ku shiheshin pjesëmarrësit e atij takimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka…