DËSHMITARI I HAGËS

08 shtator 2025 | 14:47

Shkruan: Bedri Halimi

Mungesa e lirisë nuk të mundonte
Se shpirti yt nga njerëzorja ish zhveshë
Vjedhës në shpirt ishe ti – jo vetëm njëri nga ata
Vegël e argatëve të dreqit me gosti maskarenjësh

Me kameleonizim të ëndrrës valvit flamurin e turpit
Me palaçot bashkë – i the mirëdita trishtimit
Me qen të sodomes tregon arrogancën e njeriut të vogël
Kot mendon se vjen kush për të takuar në udhën e mashtrimit

Rrëfimet tua janë të një lypsi të çuditshëm
Përfitove nga burokratët që të krijuan
Në kohën e krimbave prore qet gjuhën
Ndaj politikanëve që piramida ëndërruan

Si endacak gjurmove rrugëve të padukshme
Sëmundja e ndërgjegjës moti të kish rënë
Me hipokrizi bëre lutje shën Savës
Ku mbreti yt po vdes me këngën e lugatit të ri në gojë

Letër shkruan për karrigën e zyrës së burgut
Ku kati i teshave të rrin pip
Po ti nuk je vetëm oshëtimë bishe
Që mban maskën e fytyrave të idhujve të rremë

Mëkati për ty është trashëgimi e polipeve
Si dreqi i dreqerve i le të gjitha pas
Ku si baltë e gjallë hyp të matesh në vagë
Për fisin e sojit tënd të qenve mjafton dy gisht maskë

Gjarpër që gënjen edhe profetërit e rremë
Që përgatit kurthe për vdekjen e njeriut të mirë
I hype kuajve me azganët e motëve të përdalë
Duke lehur si qen – mësove artin e të lehurit

Ka edhe më rëndë – për hije të padukshme
Ke portret të zbrazët me boshësi të pamjeve
Me marrëzinë e zotave doni të hypni në qiell
E mbete fletë e zezë në faqen e historisë

A nuk dëgjove se moti vdiç satana
O lakuriq i natës që duhet të jep shpagim
Kot i mban këmbët dhe trutë në legen…
Njeri i zi vrasës me paramendim

Edhe qentë e rrugëve bëjnë protestë për ty
Thonë se do të bëhet mirë mbi kokën tënde të çmendur
Mbete si fakir – e si frymë shtrigash
Sonte flasin edhe yjet për rrënjet tua të mashtrimit

Komedi e zezë mbete – armiku im
Me epitafin e Esat Pashës në shpirt
Si ushujzë – kafshë e zezë vetës i bëre gjykim
Me fitoret e Pirros nga gabimet e bëra me qëllim

Si epitafi mbi varrin e një tradhëtari
Për orët përverze të shpirtërave të këqinjë
Me ty u bë: një pa shpirt e dy pa kokë
E për të tredhurit në tru – kërkohet sërish Migjeni

Si përbindësh endesh në marshin e servilëve
Me humbjen e heshtjeve në kohën e ujqërve
Mbete vrimë e zezë e njeriut primitiv
Bimë e dreqit që pagëzon natën e fundit

Me kokën e djallit lëshove moti
Përdet e zeza kundruall botës
Dhe bërtet – vetja s’më le të jetoj
Se nuk je i bardhë – oh sa shumë je i zi

Të çmendurit dhe ti s’keni brerje të ndërgjegjës
Sepse e hodhet gurin për vjelësit e mëkatit
E as vjelësit e mëkatit s’janë me ty se je mashtrim
Me urrejtjen e përhershme – e shkëmbin mbi shpinë

Për urrejtje ndaj teje – nuk jemi pak
Ani se me trishtim pamë skenën mbrëmë
Mbete kufomë e lirisë në rrugën për ferr
Dordolec – don kishot që imiton këngën e naivit

I verbri i madh ka edhe trishtimin e madh
E të pa atdhetë janë si langojtë
Bëjnë skica për lidhjen me zingjirë
Ti mbete njeriu ynë më i ndyrë – që s’ka titull për ty

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dafina Kazazi shpall të pavlefshme dëftesat e kl. X,XI,XII,XIII si…