Dëshmitari i Thaçit, Duncan, “godet” prokurorinë në Hagë: Pres me padurim…

14 shkurt 2026 | 18:12

Ish-ambasadori britanik, John Stewart Duncan, i cili ishte dëshmitari i tretë mbrojtës në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ka vlerësuar fjalët përfundimtare të mbrojtjes të paraqitura gjatë kësaj jave që po e lëmë pas.

Përmes një postimi në X, Duncan e ka quajtur “javë tejet domethënëse”, teksa ka shtuar se pret me padurim të dëgjojë përgjigjen e Prokurorisë ndaj dëshmisë së tij, raporton Klankosova.tv.

“Një javë tejet domethënëse në Dhomat e Specializuara. Pres me padurim që të dëgjoj prokurorinë të shpjegojë se si përmbledhja shumë e detajuar që e përmenda disa herë në dëshminë time përfaqëson ‘njohuri të pakta … mbi realitetin në terren’”, ka shkruar Duncan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori Sadedin Prekazi. Lajmin e…