Dëshmitari në rastin e Mustafës: S’kam pasur mundësi të shihja kush më ka rrahur

22 shtator 2021 | 13:33

Dëshmitari i parë në Gjykatën Specialen në rastin ndaj Salih Mustafës, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë në një rast se nuk ka pasur mundësi të shihte se kush e ka rrahur.

“Nuk kam pasur mundësi të shihja kush më ka rrahur”, ka thënë ai kur është pyetur nga avokati i Mustafës për të përshkruar pretendimin e tij për rrahje.

Dëshmitari po ashtu ka thënë se gjatë rrahjes ka dëgjuar vetëm një herë një emër, të cilin e ka konsideruar të çuditshëm.

Kjo është dita e tretë që ky dëshmitar po dëshmon në rastin ndaj Mustafës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanceri është një prej shkaqeve kryesore të vdekjeve në mbarë…