Dëshmitari në Speciale akuzon UÇK-në se i ka bërë sehire – Mehmetaj: Veç ndaluni pak dhe mendoni
28 maj 2025| 21:27
Gazetari Lirim Mehmetaj është shprehur i shokuar me atë se çfarë dëshmitarësh ka trajtuar Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve. Njëri nga dëshmitarët pretendon se i kanë bërë “magji të zetë”.
“Veç ndalnu pak dhe mendoni sa serioz është i gjithë ky proces”, shkroi Mehmetaj.
Postimi:
Deshmitari ne Speciale akuzon UÇK-ne qe i ka bere sehire/magji…
Nuk e di a e keni pa.
Nje deshmitar ne Speciale, “viktima 298/06”, i akuzon kreret e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves se ata i kane bere sehire.
Gjithashtu, thote deshmitari, UÇK-ja edhe e ka hipnotizu.
Vec ndaluni pak edhe mendoni sa serioz eshte i gjithe ky proces.
Ama interesant, qeveria aktuale qe merret gjithe diten me sistem te drejtesise, kur pyetet per Specialen, thote “s’perzihet politika ne drejtesi”.