
Dëshmitë e Clark, Walker e të tjerëve, Behrami: Do të jetë pikëpërmbysje në gjyqin politik kundër ish-krerëve të UÇK
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale.
Teksa pritet që të fillojë dëshmia e dëshmitarëve të mbrojtjes, nga kjo e fundit u bë e ditur se në listën e dëshmive janë figura historike si Albright, Holbrooke, Dole, Clark, Walker etj.
Behrami me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se kjo do të jetë pikëpërmbysje në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK’së.
Reagimi i plotë:
Në ditën kur mbrojtja e krerëve të UÇK-së paralajmëroi të prezantohen dëshmitë e Albright, Holbrooke, Dole, Clark, Walker etj., Gjykata Speciale del me lista për të krijuar spektakël.
Por, krejt vëmendja duhet të jetë te dëshmitarët e mbrojtjes.
Dëshmitë e ish-Sekretares Madeleine Albright do të ballafaqohen me dëshmitë e MUP-it dhe UDB-së serbe.
Dëshmitë e Gjeneralit Clark do të ballafaqohen me dëshmitë e gjeneralëve të Millosheviçit.
Dëshmitë e Ambasadorit William Walker do të ballafaqohen me dëshmitë e Nazim Bllacës.
Dëshmitë e Ambasadorit Holbrooke do të ballafaqohen me dëshmitë e atij dëshmitarit që UÇK-ja i ka bërë “magji”!
Fillimi i dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes do të jetë pikëpërmbysja në gjyqin politik kundër krerëve të UÇK-së.