
Dështimet për konstituim, Murati fajëson opozitën
15 maj 2025
| 10:38
Deputeti i LV-së, Hekuran Murati, ka thënë se si parti kanë kryer të gjitha obligimet kushtetuese, duke folur kështu para nisjes së seancës së 16-të konstituive të Kuvendit të Kosovës.
15 seancat e mëparshme kanë dështuar, derisa Murati shpreson se sot do të ketë reflektim. “Kemi zbatuar të gjitha obligimet kushtetuese, por kemi parë që nga opozita që nuk kanë marrë fare pjesë në votim, ose votojnë kundër”, tha Murati para medieve.