Dështimi i Konjufcës, Zemaj: U pa shfaqja teatrale e LV-së, vendi po shkon drejt zgjedhjeve

19 nëntor 2025 | 15:45

Pasi Glauk Konjufca nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeministër, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ky ishte paralajmërim qysh moti.

Sipas tij, sot është parë shfaqja teatrale e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Loja me numra këto 8 muaj dhe dështimi për formimin e qeverisë ishte paralajmërimi joni dhe shpërfaqi sot tendencën e VV-së për kapjen e institucioneve dhe keqpërdorimin e parasë publike”.

“Kuvendi nuk miratoi edhe mandatarin e dytë, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
As Qeveria e propozuar nga Glauk Konjufca nuk i ka…