Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Anu Prattipati nuk i komenton zhvillimet
29 prill 2026
| 12:19
E ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, nuk ka pranuar që të komentojë zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
E, njëjta është pyetur lidhur me dështimin e zgjedhjes së presidentit të vendit dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, por nuk është përgjigjur, raporton “EO”.
Kuvendi i Kosovës, mbrëmë ka dështuar që ta zgjedhë presidentin e ri të vendit kësisoj duke e çuar vendin me automatizëm në zgjedhje të parakohshme.




