Dështon atentati me eksploziv në takimin e Erdoganit

05 dhjetor 2021 | 10:06

Një sasi lënde eksplozive e vendosur poshtë makinës së një efektivi policie është diktuar në një takim të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Mediet turke raportojnë se eksplozivi është çaktivizuar nga ekipet përkatëse, teksa policia ka nisur punën për identifikimin e autorëve të dyshuar. Nga ana tjetër, për këtë çështje është bërë një deklaratë nga guvernatoria e Mardinit. Në deklaratë thuhej se objekti ishte përcaktuar të ishte një montim bombë magnetike nën automjet.

Sipas informacioneve, efektivi të cilit i ishte vendosur eksplozivi në makinë, do të dërgonte përforcime në takimin e presidentit turk, Erdogan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa informata shqetësuese ka pranuar Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike…