Dështon edhe Konjufca të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të reja
19 nëntor 2025
| 15:33
As Qeveria e propozuar nga Glauk Konjufca nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për ta drejtuar vendin.
Qeveria e propozuar nga Konjufca ka marrë 56 vota për, 23 kundër dhe 4 abstenime.
Pas këtij dështimi, i mbetet presidentes Vjosa Osmani ta shpërndajë Kuvendin dhe ta qojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.



