
Dështon edhe tentimi i 52 për konstituimin e Kuvendit
25 korrik 2025
| 11:30
Ka përfunduar pa zgjidhje edhe tentimi i 52-të i deputetëve për të konstituuar Kuvendin.
As kësaj radhe nuk kishte dakordim nga ish-partitë e opozitës që të votojnë për themelimin e komisionit për votim të fshehtë.
LV-ja e ka propozuar Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit, por që e cila nuk po arrin të bind partitë tjera për të siguruar votat e tyre.
Gjykata Kushtetuese të enjten ka dalë me një aktgjykim të ri, në bazë të kërkesës së PDK-së.
Ky aktgjykim ka dalë me masë të përkohshme ku thuhet se nëse deri më 27 korrik nuk bëhet konstituimi i Kuvendit, deputetëve u ndalohet çdo veprim deri më 8 gusht.
Gjykata ka bërë me dije se ky vendim hynë në fuqi më 27 korrik.