Dështon edhe Zllatan Ellek

28 gusht 2025 | 12:19

As kryetari dhe deputet i Listës Serbe, Zllatan Ellek, nuk ka marrë ndonjë votë për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Në dy tentime radhazi, kundër Ellekut votuan 54 deputetë, ndërsa 19 të tjerë abstenuan.

Sa për dijeni, Kuvendi është duke i hedhur në votim përmes shortit deputetët e Listës Serbe.

Në seancën e kaluar, Lista Serbe nuk pranoi të propozonte ndonjë kandidat pos Sllavko Simiqit.

Simiq nuk i mori votat e nevojshme kur u hodh në votim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari, Shaip Kadriaj i cili jeton në Zurich, ka vazhduar…