
Dështon konstituimi i Kuvendit për herë të 50-të
21 korrik 2025
| 11:34
Vazhdon bllokada institucionale. Për herë të 50 ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Vetëm 53 deputetë kanë marrë pjesë në votim për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në mënyrë të fshehtë.
Sikurse në të kaluarën edhe sot, kryesuesi i seancës, Avni Dehari nuk i ka lejuar të flasin në foltore deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
Vazhdimi i seancës mbahet të mërkurën në orën 11:00.