
Dështon mbledhja e Komisionit për buxhet, kjo është arsyeja
25 janar 2023
| 12:04
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka dështuar të mbajë mbledhjen e radhës për shkak të mungesës së kuorumit.
Në këtë mbledhje ishte paraparë shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin për byronë shtetërore dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikushme.
Kryetari i këtij komisioni, Armend Muja, ka kërkuar që mbledhja të shtyhet për një orë. Muja ka thënë se të premten është paraparë raportimi i ministrit të Financave, Punës dhe Trasnsfereve, Hekuran Murati./EO