Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

17 janar 2018 | 12:35

Ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit.

Mbledhja ishte paraparë të fillojë në ora 11:00, ndërsa ka nisur me një orë vonesë, por ka dështuar menjëherë sepse aty nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e AAK-së dhe Nismës për Kosovën.

Të pranishëm në mbledhje ishin vetëm kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe nënkryetari Xhavit Haliti, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës aty ishin Kujtim Shala dhe Avdullah Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka informuar kryeministrin e Bullgarisë,…