Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për shkak të kuorumit

13 maj 2026 | 11:33

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në takim morën pjesë vetëm kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe nënkryetarja Emilja Rexhepi, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se në rend dite kanë qenë trajtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2025 dhe disa çështje që lidhen me obligimet e Kuvendit ndaj delegacioneve, por mungesa e anëtarëve të tjerë të Kryesisë ka pamundësuar zhvillimin e mbledhjes.

Ajo deklaroi se Kuvendi, ndonëse është shpërndarë, ka ende obligime institucionale që duhet të adresohen nga Kryesia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ibrahim Gashi Erich Fromm ishte një nga mendimtarët më…