Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shkak fushata zgjedhore
23 shtator 2021
| 11:22
Në mungesë të kuorumit, sot ka dështuar mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar se kuorumi në këtë mbledhje nuk është arritur për shkak të fushatës zgjedhore.
“Ne duhet të ushtrojnë punën tonë. Shihet qartë se ka një mungesë koordinimi, të cilën duhet koordinuar. Nuk duhet procesi zgjedhor të penalizoj punën e qeverisë dhe kuvendit. Pra, nuk ka logjikë përshkak të fushatës të mos mbahet mbledhja e kryesisë”, ka thënë Tahiri.



