Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, shkak mungesa e kuorumit

03 korrik 2023 | 13:05

Ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në mungesë të kuorumit.

Lajmin e ka bërë me dije, shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

“Sot siç mund ta shini nuk është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Mungoj nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, nuk kishim një paralajmërim nga ta. Tash mbetët që në kompetencë të kryetarit të Kuvendit të vendos për seancë të re”.

“Sot kryetari deklaroi që është mirë që partitë të mbajnë një qëndrim të veçantë me Kryesinë, sepse ajo duhet që të ndahet nga politika. Sot ishin tre nënkryetarë të Kuvendit, ajo çka mund të themi që përgjithësitë dhe detyrat e secilit janë të përcaktuara”, ka thënë ajo.

Në rend dite të kësaj mbledhje ishin paraparë që të diskutoheshin pikat e papërfunduar nga seancat e kaluara plenare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgim Berisha ka shkëlqyer me fanellën e Augsburgut në edicionin…